Top News - Para takimit në SHBA/ Vuçiç konsultohet me Putin

  • 4 years ago
Ndërsa paraditen e të martës, kryeministri dhe presidenti i kosovës, u takuan për të bashkërenduar qëndrimet, para takimit kosove serbi që do të mbahet në shtëpinë e bardhë, presidenti i serbisë, aleksandër vucic, ka zgjedhur një këshilltar të vecantë; presidentin rus, vladimir putin.
Vucic tha se kishte marrë këshilla të vyera dhe mbështetje nga presidenti rus, vladimir putin, në lidhje me kosovën. Vucic u takua me Putin në moskë, ku po qëndron për të marrë pjesë në paradën që do të organizohet me rastin e përvjetorit të përfundimit të luftës së dytë botërore.
Pas takimi kokë më kokë, në kremlin, presidenti serb tha se mori "këshilla dhe analiza të mira" gjatë bisedave për "rrugët e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Dhe nëse mund të them, Putini në një mënyrë të zgjuar paraqiti mendimet e tij duke respektuar qëndrimet e Serbisë. Rusia e respekton Serbinë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim", tha ai, por pa dhënë hollësi se cilat ishin këshillat e presidentit rus.
Rusia, aleate e vjetër e Serbisë, ka theksuar disa herë se do të mbështesë çdo zgjidhje që është e pranueshme për Beogradin dhe që do të merrte bekimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vizita e presidentit serb në Moskë, ndodh në prag të takimit të së shtunës mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump. Njëkohësisht Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara prej tij dhe muaji korrik pritet të jetë periudhë bisedimesh.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vuçiç#Putin#TopChannel

Recommended