Reagime pas takimit Thaci-Vucic ne SHBA
  • 4 years ago
Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zgjuar reagime duke aluduar për një përpjekje të SHBA-së për një marrëveshje të shpejtë Prishtinë-Beograd.

Por ka reaguar i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell i cili i ka mohuar aludimet.

Grenell e ka quajtur të pasaktë një vlerësim të dhënë nga njohësi i rrjedhave në Kosovë, Tim Judah, i cili foli per ngutje.

?Gabim. Nuk je duke e ditur se për çfarë po flet. Askush nuk po mundohet të veprojë me ngutje dhe nuk ka marrëveshje madhore. Je duke shpikur gjëra?, shkruan Grenell në Twitter.

Mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington është zhvilluar takimi Thaci- Vuciç me ndërmjetësimin e Grenell, ku i pranishëm ishte edhe këshilltari për siguri kombëtare Rober O?brien.

Me të ardhur në Kosovë, Presidenti ka kërkuar seancë të Kuvendit të Kosovës për t?i njoftuar deputetët për vizitën e tij në SHBA.

Për Kryeministrin Kurti, përpjekja e Presidentit për të raportuar në Kuvend është e vonë.

Kryeministri e akuzoi ndërkohe Serbinë se po vazhdon fushatën kundër njohjes së Kosovës, duke ia faturuar asaj edhe tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone.

?Ne po përpiqemi të bëjmë një veprim të vullnetit të mirë për të larguar tarifën 100% në lëndën e parë ndaj Serbisë, por qartazi po shihet se Serbia po bën një intensifikim të punës për ç?njohje të Kosovës?.

Ministria e Jashtme e Kosovës ende nuk e ka konfirmimin zyrtar nga Sierra Leone se e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Kryeministri ka paralajmëruar heqjen e pjesshme të tarifës ndaj produkteve serbe nga data 15 Mars dhe heqjen e tërësishme të saj nga data 1 Prill duke kërkuar nga Serbia ndalimin e fushatës për ç?njohje të Kosovës dhe heqjen graduale të barrierave tregtare me Kosovën.

Tv Klan
Recommended