Pengimi i Vucic ne Kosove, reagime ne Beograd

  • 6 years ago
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, i ka quajtur shqiptarët si të paparashikueshëm dhe ka thënë se Kosova nuk respekton marrëveshjet. "Jemi në gjendje të reagojmë", ka thënë ajo.

Reagimet në Serbi kanë qenë të ashpra. Kanë reaguar ministri i mbrojtjes, i policisë dhe ai i jashtëm. Vizitën e Presidentit serb e kanë quajtur historike dhe kanë shkuar deri tek mundësia e intervenimit me ushtri nëse është e nevojshme. Gazetari, Zoran Panovic, thotë se tani fillon realiteti i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

?Ka qenë një fjalim me mesazhe paqeje me idenë se Vuçiç është i gatshëm për kompromis dhe vendime të mëdha, por nuk ka sqaruar thelbin e fjalës së vitit-përkufizimin?, tha gazetari Zoran Panoviç.

Deputeti i opozitës, Gjorgje Vukadinoviç, thotë se vizita ka edhe pasoja negative.

?Ky incident sa spontan edhe aq me regji u ka leverdisur të dyja palëve. Mund të ketë efekte negative për serbët e Kosovës, por jo për dialogun. Vuçiç ka ngritur kredibilitetin patriotik dhe njëkohësisht është edhe pacifist.?

Një pjesë e shtypit serb shkruan se edhe pas vizitës në Kosovë ende nuk dihet ideja e qartë e zgjidhjes pasi, Alleksandar Vuçiç, nuk tha gjë të re.

Recommended