Beograd, mijëra qytetarë në protestë kundër Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mijëra njerëz protestuan në Beograd duke shënuar kështu javën e 7 të tubimeve kundër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Duke brohoritur ?Vuçiç largohu?, protestuesit bllokuan rrugët e kryeqytetit serb, ndërsa këtë herë parakaluan para selisë së televizionit publik i cili ka injoruar protestat disa javëshe kundër kreut të shtetit. Protesta e së shtunës në mbrëmje vjen vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili u prit nga qindra njerëz, mbështetës të Vuçiç. Sipas mediave, Vuçiç e organizoi tubimin në një përpjekje për të bindur qytetarët se ka më shumë mbështetës sesa kundërshtarë të tij në Serbi. Qindra mijëra qytetarë serb e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medias dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve, por ai i ka hedhur poshtë këto akuza. Vuçiç ka shënuar një rënie të mbështetësve të tij që pas fitores së thellë në vitin 2016.

Recommended