Tel Aviv, protestë kundër ligjit hebraik - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Mijëra njerëz protestuan në Tel Aviv kundër ligjit ?hebraik? i cili e shpall Izraelin komb-shtet të popullit hebre. Ky hap ka zemëruar pakicën arabe të vendit, por ka ngjallur edhe kritika jashtë Izraelit.



Protestuesit, pjesa më e madhe arabo-izraelitë, kërkojnë anulimin e ligjit, pasi sipas tij ata që janë jo hebrenj brenda, konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë.




Kryeministri Benjamin Netanjahu e ka mbrojtur ligjin në të cilin thuhet se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend.



Sipas tij, ligji është i nevojshëm për të shmangur sfidat palestineze ndaj vetëvendosjes hebraike. Ligji i ri gjithashtu heq arabishten si gjuhë zyrtare.



Ndërkohë mes mijëra protestuesve ka edhe hebrej. Kjo është hera e parë që hebrenjtë e arabët luftojnë së bashku për të drejtat e tyre. Një protestues hebre tha për mediat se të gjithë qytetarët e Izraelit duhet të jenë të barabartë para ligjit.
Recommended