Protestë kundër mbylljes në Tiranë/ Policia nis shoqërimet - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka përfunduar në dhunë dhe perplasje tentativa e disa përfaqësuesve të bareve dhe restoranteve të cilët donin të protestonin për aktin normativ të qeverisë që penalizon klubet e natës.Policia shpërndau ata pak njerëz që ishin mbledhur për të protestuar, duke shoqëruar dy prej tyre në polici. Në kto kushte, protesta nuk u zhvillua, por pak minuta më vonë një grup artistësh u mblodhën pranë Kryesisë së Kuvendit me të njëjtin qëllim. Ata janë kundër mbylljes së lokaleve të natës pasi shumë individë mbeten të pa punë.Bizneset e këtij sektori ankohen se akti normativ i qeverisë është i pakuptueshëm. Sipas tij, ai duhet të ketë specifikime konkrete.Mbi të gjitha ky akt ka ngjallur shumë reagime pasi vjen në një moment kur i gjthë sektori ende nuk e ka marrë veten nga mbyllja me shumë se 3 mujore për shkak të pandemisë.Nisur nga rritja e numrit të të infektuarve kohët e fundit, qeveria u detyrua të marrë masën e mbylljes pas orës 20.00 të klubeve dhe diskove që funksionojnë në ambiente të hapura.
Recommended