Ora News - Nisi transporti detar, largohen rezidentët në BE, kthehen shqiptarët e bllokuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Me mbylljen e kufijve nga Mali i Zi, tragetet me Italinë janë tashmë rrugë lidhesë e Shqipërisë me vendet e BE.

Udhëtimet e para ndërkombëtare nisën mbrëmjen e të hënës nga Durrësi e Vlora, ku pasagjerët ishin të paktë dhe lëvizja bëhet mbi bazë të protokolleve anti kovid!

Të paktë në numër, pasagjerët u paraqiten në porte me maska bazuar në protokollin anti kovid.

Para se të nisin imbarkimin në tragetet e linjave me Italinë, plotësuan një formular dhe iu mat temperatura!

Sipas protokollit, kush kishte temperaturë mbi 37 gradë nuk do të lejohej të udhëtonte.

Por në ditën që shënoi fazën e parë të nisjes së udhëtimeve ndërkombëtare detare nuk pati persona të dyshuar me koronavirus.

?Përpara se të nisen u masim temperaturën. Nëse ëhstë mbi 37 gradë nuk lejohen të udhëtojnë.?

Në këtë fazë, udhëtimet me traget në dalje nga Shqipëria janë të lejuara vetëm për rezidentet në vendet e BE, diplomatët dhe të sëmurët që do të kurohen në spitale evropiane.

?Po shkojmë në Itali.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nisi-transporti-detar-largohen-rezidentet-ne-be-kthehen-shqiptaret-e-bllokuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended