Nga e hëna rihapet transporti detar vetëm për pasagjerët e huaj, rezidentët, ata që punojnë në Itali

  • 4 years ago
Dita e hënë 22 qershor 2020 shënon hapjen e të gjitha linjave të transportit ndërkombëtarë të pasagjerëve, por vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore. E njëjtat mundësi lëvizje nga 22 qershori vlen edhe për qytetarët rezidentë në Shqipëri dhe shtetasit italianë që kanë një vizë pune në vendin tonë. Pra hapja e transportit detar është e kufizuar dhe jo për të gjithë, që do të thotë se turistët dhe qytetarët e thjeshtë që udhëtojnë me qëndrime 3 mujore në Itali dhe vende të tjera nuk do të mund të lëvizin dot më herët se 1 korriku 2020. Kjo për vetë faktin se zona Schengen është e mbyllur deri më 1 korrik dhe hapja e kufijve të BE do të bëhet pas kësaj date.

Sigurisht që kjo hapje e re e transportit detar të pasagjerëve ka sjellë lehtësime në kufizime, pasi më herët duhej një autorizimin nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën Italiane për të pranuar arsyetimin e lëvizjes drejt Italisë dhe sot nuk duhet më një autorizim i tillë.