Perurimi i Pediatrise ne QSUT, skaneri i ri - (26 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

800 mijë dollarë dhuratë, kanë mjaftuar për Spitalin Pediatrik Tiranë. Dy godinat e Pediatrisë, të cilat vuanin prej vitesh rrënimin, sot përurohen pas rikonstruksionit nga Organizata Jo Qeveritare Cins. Ky projekt i nisur në fund të vitit ?99 është financuar nga programi EKO. Përveç repartit të Hematonkologjisë, janë rregulluar edhe mjediset ku do të vendoset aparati i munguar prej vitesh, ai i skanerit.

Kjo dhuratë është nga spitali i komunës së Pisas në Itali, i cili do të sherbej për ekzaminimin e hollësishëm të nevojave të popullatës, ndërsa ministri sqaron përkufizimet.

Leonard Solis, Ministri i Shëndetësisë:- ?Skaneri që vjen për herë të parë pas kaq vjetësh dhe që ne do të mblidhemi sërisht nesër për të përcaktuar të gjitha mekanizmat, për të përcaktuar jetëgjatësinë e këtij skaneri, sepse është një punë e vështirë, do të ketë dyndje dhe Ministria e Shëndetësisë, së bashku dhe me drejtorinë e QSUT-së, do të përcaktoj rregullat e hyrjes dhe kostoja që do të përdoret?.

Kjo duket koha më e mirë e lulëzimit në pamje dhe paisje të Pediatrisë. Komuniteti Europian së bashku me vendet e tjera do të ndihmojnë mjeksinë shqiptare. Ky është një ndër 640 projektet që ky komunitet ndërmerr në vend./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended