PD denoncon gjendjen e veshtire ne sektorin e naftes - (26 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Partia Demokratike në konferencën e sotme për shtyp, ka denoncuar gjendjen e vështirë në sektorin e naftës. Sipas drejtuesve të lartë demokrat, në këtë fushë prodhimi i vendit është në rënie të pandërprerë, duke rënë çdo vit 15% pas ?97. Megjithëse u shkurtuan pesë mijë punonjës, tha sekretari organizativ i PD, Ilir Bano, kostoja e prodhimit ka 20% rritje dhe pagat reale përveç atyre të drejtuesve kryesor, kanë rënie 50% në krahasim me ?96.

Sipas Partisë Demokratike e vetmja veprimtari, që ka njohur progres në naftë ka qenë korrupsioni i pushtetarëve aktual. Nga burime brenda Alpetrolit, PD ka marrë të dhëna se vetëm nga blerja e një artikulli, janë vjedhur 192 milion lekë të reja. PD ka deklaruar se kjo është pjesa e atij ingranazhi të mafias, që kupolën e ka tek pushtetarët e sotëm dhe prej tre vjetësh punon për falimentimin e sektorit të naftës./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended