Numri më i madh i të infektuarve sërish në kryeqytet

  • 4 years ago
Që nga 1 qershori, kur në vend pati rritje drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot është dita e tretë e muajit, që numri i rasteve të reja është më i vogël se 100. Por edhe numri i testeve është më i ulët. Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifror me të infektuar janë regjistruar në  Shkup, 36, Ohër 13, Strugë 10. Duke përfshirë rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 5196.

Raste/ Qytete
Shkup-36 Raste
Ohër- 13 raste
Strugë- 10 raste
Shtip-8 raste
Resnjë- 6 raste
Tetovë- 4 raste
Kumanovë-2 raste
Sveti Nikollë-2 raste
Koçan- 2 raste
Veles-2 raste
Manastir-2 raste
Krushevë-1 rast
Probishtip-1 rast
Gostivar-1 rast


?Edhe pse kemi kapacitete të mjaftueshme spitalore, personeli është i lodhur, ne çdo ditë bëjmë riorganizim të punës së rotacione të personelit që pacientet të marrin kujdesin e nevojshëm dhe mirë funksionon. Por sigurisht që s?mund ta përballojmë pa ndihmën e qytetarëve dhe respektimin e masave nga ana e tyre. Andaj apeloj që qytetarët të respektojnë masat si kujdes ndaj vetes dhe të tjerëve- deklaroi Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Datat tjera të qershorit me numrin më të ulët të të infektuarve ishin 1,2,9 respektivisht 89,76, dhe 87 raste me virus korona. Vetëm gjatë këtij muaji, deri tani listës së të infektuarve i janë shtuar rreth 3 mijë të infektuar më COVID-19.



Raportet ditore të rasteve të reja

01.06.2020 89                                                                                    02.06.2020 76
03.06.2020 101                                                                                  04.06.2020 120
05.06.2020 180                                                                                  06.06.2020 125
07.06.2020 111                                                                                  08.06.2020 127
09.062020 87                                                                                     10.06.2020 125
11.06.2020 175                                                                                  12.06.2020 164
13.06.2020 196                                                                                  14.06.2020 162
15.06.2020 103                                                                                  16.06.2020 134
17.06.2020 193                                                                                  18.06.2020 182
19.06.2020 156                                                                                  20.06 2020 185
21.06.2020 101                                                                                   22.06.2020 90

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima, 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe një nga Gostivari, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 247. Numri i të shëruarve sot shkoi në 1974, përfshirë këtu edhe 48 personat që iu shtuan listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve aktive është 2975...