Top News - Karta e identitetit/ mbi 75 vjeç pa afat skadence

  • 4 years ago
Të moshuarit mbi 75 vjeç do ta kenë kartën e identitetin pa afat. Ky është propozimi që ka bërë Ministria e Brendshme në një projektligj të hartuar për letërnjoftimet. Ministria propozon që për këtë kategori qytetarësh shqiptarë karta e identitetit të ketë vlefshmëri jo të limituar me afat kohor si për gjithë shtetasit e tjerë por të jetë e vlefshme deri sa ata të jenë në jetë. Sipas ministrisë së Brendshme, kjo bëhet për të shmangur koston e aplikimit si dhe marrjen e shenjës së gishtërinjve për shkak të pamundësisë fizike për të shkuar pranë zyrave të aplikimit.
"Marrja e shenjave të gishtërinjve për personat mbi 75 vjeç, të cilët riaplikojnë për t?u pajisur me dokument të ri identifikimi, sjell problematika për shkak të pamundësisë fizike. Ndaj propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë" thuhet në projektligj.
Ministria arsyeton se ky vendim është në përputhje me rregullat e reja të Bashkimit Europian ku parashikohet se shtetet anëtare mund të lëshojnë karta identiteti me një vlefshmëri më gjatë për persona të moshës 70 vjeç e sipër.
Nga kete vendim pritet të përfitojnë rreth 150 shtetas shqiptarë që rezultojnë nga statistikat zyrtare që kanë kaluar moshën 75 vjeç


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KartaeIdentitetit#TopChannel

Recommended