Top News - Plas në Kosovë/ Mustafa kërkon shkarkimin e Osmanit

  • 4 years ago
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që të shkarkohet Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe kryesisë së këtij subjekti politik. Mustafa e ka bërë këtë përmes një letre drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku ka kërkuar votimin për shkarkimin e Osmanit. Ai thekson në letër se tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi dhe Haxhi Avdyli kanë votuar kundër Qeverisë, dhe në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni. Mustafa shton se Osmani vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti e pretendon se ajo iu largua përgjegjësisë për të drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e ekzekutivit të drejtuar nga LDK-ka. ?Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDK-së, nëse ata publikisht refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve, anëtarë të të cilëve janë?, ka shkruar Mustafa. Juristja e shumëvlerësuar rezultoi të ishte femra më e votuar në zgjedhjet e 2017-tës, e ky popullaritet I madh I saj u reflektua qartë edhe në zgjedhjet e 6 tetorit 2019

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mustafa#Kosova#TopChannel

Recommended