Top News - Virusi në thertore/ Kthehet izolimi në Gjermani!

  • 4 years ago
Shpërthimi i virusit në një thertore në landin gjerman, Renani-Veriore Vestfali, ka bërë që i gjithë rajoni të kërcënohët sërish nga izolimi. Kryeministri i landit, Armin Laschet thotë se ende mund të lokalizohet zhvillimi i infektimeve në qarkun Gütersloh,, por nëse gjendja ndryshon, atëherë ai nuk e përjashtin rikthimin e karantinës për zonën.

Politikani i CDU-së shikon një problem të madh në përhapjen e gjerë të vendbanimeve të punëtorëve të thertores, Tönnies. Sipas tij punëtorët jetojnë në disa qytete, jo vetëm në Gütersloh, por edhe Ham, Soest, Bielefeld etj.

Në Ham u mbyllën 3 shkolla deri në pushimet e verës, pasi tre fëmijë të punëtorëve të Tonnies rezultuan pozitivë me virusin. Sipas Laschet është ngritur edhe një shtab krize. Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer ka premtuar ndihmën e ushtarëve të Bundesvehrit në këtë zonë. Nga rreth 7000 punonjës, 3500 janë testuar, dhe 850 prej tyre janë të infektuar. Laschet I bëri thirrje të gjithëve banorëve të rajonit të respektojnë distancën dhe rregullat e higjienës. Sipas një zëdhënësi të ministrisë së Shëndetësisë në Berlin tani fokusi është përqëndruar tek ndërprerja e shpejtë e zinxhirëve të infektimit. Një rregullore e re parashikon që të bëhen teste masive të paguara nga sigurimet shëndetësore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Thertore#Germany#TopChannel

Recommended