Top News - Zgjedhjet në Serbi/ Miratohet udhëzuesi për në Kosovë
  • 4 years ago
Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë, ka miratuar udhëzues për zbatimin e votimeve në territorin e Kosovës. Të enjten, gjithashtu, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që ka arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës që ky mision të zbatojë aksionin ?për mbledhjen e votave? në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të datës 21 qershor. Kryetari i komisionit serb, Vladimir Dimitrijeviq, ka sqaruar që përmbajtja e udhëzimit është e njëjtë me zgjedhjet presidenciale serbe të vitit 2017. Në udhëzim thuhet që zbatimi i votimit organizohet me mbështetjen e OSBE-së, ?pa të cilën nuk është e mundur të garantohet zbatimi i sigurt i procesit zgjedhor në territorin e Kosovës?. Për sigurinë e bartjes së materialit zgjedhor, para dhe pas votimit, do të përkujdeset OSBE-ja. Organet për zbatimin e zgjedhjeve në territorin e Kosovës, sipas këtij udhëzimi, janë Komisioni Zgjedhor i Serbisë dhe këshillat zgjedhorë. Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka deklaruar më herët që prej 8.386 vendvotimeve, 90 prej tyre gjenden në Kosovë, aq sa kanë qenë edhe viteve të kaluara.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zgjedhjet#Serbi#TopChannel
Recommended