Top News - Në kohën e pandemisë/ Turqia sulmon bazat e Kurdëve
  • 4 years ago
Në kohën kur vëmendja e të gjithë botës është fokusuar tek pandemia e koronavirusit, Ankaraja duket se i është rikthyer objektivave të vjetër. Ministria e mbrojtjes tha se ushtria turke ka sulmuar mbi 500 pozicione të militantëve kurdë në veri të Irakut, gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).Operacioni kundër PPK-së nisi kundërpërgjigje ndaj disa sulmeve që kurdët, sipas ministrisë, kryen ndaj bazave ushtarake turke. Dy sulme të vecanta ajrore që kishin në shënjestër pozicionet e PPK-së në rajone të ndryshme në veri të Irakut, u kryen në 14 dhe 16 qershor, njoftohet tani. E njëjta deklaratë shton se avionët luftarakë F-16, dronët dhe sulmet me murtaja kanë shkatërruara me qindra pozicione të tilla gjatë 36 orëve të fundit.?Operacioni po shkon shumë mirë. Do Zoti, nëse vazhdojmë me të njëjtin seriozitet dhe vendosmëri, do të arrijmë ta përmbyllim atë operacion me sukses?, citohet të ketë thënë ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar. PPK-ja konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Prej pothuajse katër dekadash ajo ka ushqyer rebelimin kundër shtetit turk me kërkesën për më shumë të drejta për kurdët. Që prej fillimit të kryengritjes, llogaritet të jenë vrarë rreth 400,000 persona. Turqia këto vitet e fundit ka ndërmarrë vazhdimisht operacione ushtarake ndaj PPK-së në juglindje të Anadollit si dhe sulme brenda territorit irakian. Ushtria turke po ashtu ka kryer tri operacione kundër forcave kurde siriane, që kanë nën kontroll territor në veri të Siri, dhe që Ankaraja konsideron se ato territore kontrollohet nga PPK-ja.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqia#Kurd#TopChannel
Recommended