Irani sulmon me raketa bazat irakiene ku ishin vendosur trupat amerikane
  • 4 years ago
Irani ka sulmuar me raketa 2 baza ushtarake irakene që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil.


Me dhjetëra raketa u lëshuan në baza, raportoi fillimisht televizioni shtetëror i Iranit. Lajmi u konfirmua edhe nga Pentagoni.

?Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakene që strehojnë ushtarët dhe personelin tonë,? tha në një deklaratë Jonathan Hoffman, ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështjet Publike.

?Ne jemi duke punuar në vlerësimet fillestare të dëmtimit të këtij sulmi. Bazat, kanë qenë në gatishmëri ?për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikoi të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon?- shtoi ai.

Pentagoni në një deklaratë bëri me dije që do të marrë masa për të mbrojtur të gjithë ushtarët dhe personelin amerikan.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#Irbil#TopChannel
Recommended