Tirana humb 52.6 hektarë sipërfaqe të gjelbra, në 2019 u dhanë 1.5 mln metër katrorë për ndërtime
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kryeqyteti ka humbur 52.6 hektarë sipërfaqe të gjelbra duke rritur kështu mundësinë e përmbytjeve lokale pasi uji nuk arrin të përthithet nga toka.

Vetëm përgjatë vitit 2019, bashkia e kryeqytetit dha rreth 1.5 milionë metër katrorë për ndërtime të reja, duke siguruar 6.2 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Përveç kësaj, Tirana renditet si një nga qytetet me ndotjen në nivele të larta, mbi normë për shkak të ndikimi të sektorit të ndërtimit dhe transportit.

Në raportin vjetor të Green Lungs thuhet se autoritetet anashkalojnë qëllimisht monitorimin dhe raportimin e ajrit në mënyrë që të sigurojnë rrugëdalje për kompanitë private që emetojnë ndotje çdo ditë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në ndotjen e ajrit është edhe numri i lartë i makinave në qarkullim çka ka sjellë trafikun e ngarkuar duke shkaktuar më shumë ndotje për shkak të ndalimeve të shpeshta.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tirana-humb-526-hektare-siperfaqe-te-gjelbra-ne-2019-u-dhane-15-mln-meter-katrore-ndertime

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended