Ora News - Covid zgjeron hartën, riinfektohet spitali Durrës, raste edhe në institucione

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Harta e të prekurve me koronavirus në rrethe vijon të zgjerohet, ku të enjten u konfirmuan 32 raste të reja. Në Durrës, virusi është shfaqur brenda spitalit, ndërsa në Elbasan është mbyllur një qendër për fëmijët autikë. Shumica e të prekurve janë raste kontakti.

Pas qendrës Spitalore Universitare, poliklinikave në kryeqytet e Shkodër, edhe spitali i Durrësit është kthyer në një vatër i koronavirusit.

2 nga 6 të konfirmuarit me Covid 19 në Durrës dyshohet se janë infektuar brenda spitalit ku ishin të shtruar.

4 rastet e tjera janë kontakte të personave të infektuar me herët.

Ndërsa virusi tashmë ka hyrë në institucionet e shëndetit, kreu i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë në Durrës, denoncoi mungesën e personelit shëndetësor.

Rritja e të infektuarve ka vënë në lëvizje dhe policinë e shtetit që ka gjobitur 6 biznese dhe ka mbyllur një tjetër për mos respektim të masave anti-Covid.

Me 12 raste në 24 orë, Kruja ishte vatra me numrin më të lartë të infektuarve me koronavisur këtë të enjte, pas Tiranës.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rastet-e-reja-ne-vlore-e-fier-familjare-te-personave-te-konfirmuar-dje-pozitive

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv