Pelegrinazhi ne Kishen e Shna Nout (13 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Si asnjë vit tjetër është përkujtuar riti fetar i Kishës së Shna Nout në Laç. Qindra mijëra njerëz kanë nisur ditën e djeshme udhën e mundimshme për t'u falur në këtë kishë. Mbrëmja e djeshme ka shënuar fluksin më të madh të njerëzve të cilët kanë kaluar natën si brenda ashtu dhe jashtë ambienteve të kishës. Lutjet për të afërmit dhe çdo gjë të pazgjidhshme të botës reale. Këto kanë qenë pamjet e dy ditëve në Kishën e Shna Nout në Laç.
Në 36 vitet e jetës së tij nga Gushti i vitit 1195 e deri në 13 Qershor të vitit 1231, Shna Nou kreu mrekullitë e tij pranë kishës, mrekulli të cilat u përçuan brez pas brezi në besimin e njerëzve. Profesor Agustini shpjegon dhe fluksin e madh të këtyre njerëzve ku sigurisht ka dhe pasoja. Ai thotë se mbi 200 mijë vetë kanë marrë pjesë në këtë pelegrinazh.
Besimtarët e ardhur nga e gjithë Shqipëria janë bekuar në meshat e organizuara gjatë ditës së djeshme dhe të sotm , ceremoni të organizuara nga personalitete të fesë katolike. Shkëlqësia e tij sinjor Rrok Mirdita, Administratori Apostolik Sinjor Dodë Gjergji, Ministri Provincial At Flavio Kavolini e të tjerë.
Pra për dy ditë, 200 mijë besimtarë nga e gjithë Shqipëria u janë lutur Shna Nout në Laç me shpresën se ndoshta është i vetmi që mund t'u zgjidhë problemet që nuk i zgjidhin dot në jetën njerëzore. Për herë të parë në këtë kishë luten kaq shumë njerëz. Për herë të parë u ndezën kaq shumë qirinj dhe për herë të parë flaka e tyre u bashkua si një lutje e përbashkët drejt qiellit.

Gazetare: Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended