Udha e kryqit në kishën e Laçit - (13 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dhjetra besimtar katolik janë mbledhur dje në kishën e Shna Ndout në Laç për të përkujtuar udhën e kryqit, që quhet rruga e mundimeve të Jezu Krishtit. Mundimet dhe vdekja e Jezu Krishtit në mal të kalvarit është udhëhequr nga Arqipeshkvi Imzot Rrok Mirdita si dhe famulltar të famullive përreth.

Viti 2000 është quajtue edhe viti jubilar, për këtë arsye edhe rruga e mundimeve për herë të parë është festuar në mënyrë të tillë. Ka filluar kështu kjo ceremonie e besimtarëve katolikë, ku siç e shihni tashmë krishti i improvizuar pasi është dënuar me vdekje ndalet në ndalesën e dytë ku I ngarkohet kryqi i vetë.

Rruga e gjatë e mundimeve me 14 ndalesa gjithsej është shoqëruar nga gra e fëmijë, të cilët kanë kënduar lutjen e mëkatarëve. Më pas monsinior Rrok Mirdita është lutur për të gjithë shqiptarët.

Imzot Rrok Mirdita:- ?Është moment jo vetëm lutje por edhe moment kujtimi të thell ndaj asaj pjese të jetës më tragjike të Krishtit, të mundimit të tij, gjykimit për vdekje në kryq. Duke qenë se jemi në kreshmë kisha i thërret besimtarët e vetë të luten të përkujtojnë mundimet e Jezu Krishtit duke kulmuar ne ngjalljen e tij që kremtojmë të dielën e pashkëve?.

Udha e Kryqit i paraprin kështu javës së bardhë të pashkëve katolike. Që nga dita e hënë deri ditën e shtunë është java e madhe ku ditën e dielë besimtarët katolikë do të festojnë pashkët./tvklan.al

Recommended