Top News - Shtëpitë publike/ Greqi, hapen me rregulla të reja

  • 4 years ago
Greqia ka regjistruar një numër relativisht të ulët të rasteve të koronavirusit. Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, vendi ka regjistruar 3148 raste të konfirmuara dhe 185 viktima dhe qeveria ka lejuar tashmë hapjen e bizneseve dhe rifillimin e udhëtimeve në vend. Që nga e hëna, autoritetet kanë lejuar edhe hapjen e shtëpive publike, edhe pse nën rregulla strikte të reja. Vizitat kufizohen në vetëm 15 minuta për klientë dhe maskat rekomandohen për punonjësit dhe klientët. Dyert dhe dritaret duhet të mbahen hapur për të lejuar hyrjen e ajrit të pastër, pagesa duhet të bëhet vetëm me kartë dhe jo me kesh dhe bizneset duhet të mbajnë një listë klientësh, bashkë me emrat e tyre dhe numrat e telefonëve, në një zarf të mbyllur për katër javë, në rast se autoritetet do të duhet të gjurmojnë infeksionet. Vende të tjera po ashtu po shqyrtojnë mundësinë e lejimit të këtij aktiviteti sërish. Qeveria holandeze planifikon të hapë shtëpitë publike më 1 shtator, edhe pse ka thirrje që kjo të ndodhë më herët. Punonjësit e sexit në të gjithë botën thonë se janë prekur rëndë nga pandemia dhe disa prej tyre janë detyruar të punojnë edhe gjatë kësaj periudhe për të siguruar mjetet e jetesës duke rrezikuar jo pak.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greqi#TopChannel

Recommended