Report TV -Fundjavë e re me rregulla të vjetra! Lokalet hapen normalisht, policia i mbyll

  • 4 years ago
TIRANE-Rregullat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me të kaluarën për 5 bashkitë që janë ende zona të kuqe dhe për këtë ka ndikuar fakti që këtë javë ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID. Por vonesa e urdhrit dhe kontradiktat sollën paqartësi te qytetarët dhe bizneset, lokalet dhe restorantet.

Njoftimin për fundjavën kryeministri Edi Rama e bëri mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 se e shtuna dhe e diela do të jenë me të njëjtat rregulla si e kaluara pa asnjë ndryshim. "Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë" kaq tha Rama.

Recommended