Top News - Maqedonia e Veriut/ Ka shumë asimptomatike me Covid

  • 4 years ago
Presidenti i maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski, vendosi të zgjasë edhe me 8 ditë gjendjen e jashtëzakonshme për të mundësuar përgatitjen e qetë të zgjedhjeve. Vendimi, sipas zyrës së presidentit, u mor bazuar në kushtetutën e republikës së maqedonisë së veriut, pas një propozimi të qeverisë. Kështu, duke filluar nga 15 qershori, gjendja e jashtëzakonshme zgjatet edhe me tetë ditë të tjera. Partitë politike në vend kanë rënë dakord që zgjedhjet e parakohëshme paralamentare të mbahen më 15 korrik 2020. Sic ka argumentuar presidenca, zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të mundësojë përgatitjen e qetë të zgjedhjeve dhe vecanërisht në zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor që do të mbahet në mes të pandemisë së koronavirusit. Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen në një kohë kur vendi po regjistron shifra ditore alarmante të rasteve të reja të koronavirusit dhe viktimave po ashtu. Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar tetë viktima dhe 134 raste të reja të koronavirusit. Pjesa më e madhe e rasteve janë verifikuar në shkup, kumanove, tetove. Që nga fillimi i pandemisë, në maqedoninë e veriut numërohen 4289 raste të koronavirusit dhe 201 viktima. Autoritetet ndërkohë kanë rikthyer masat kufizuese në qytetet me numrin më të madh të rasteve në fundjavë dhe kanë ndaluar atje qarkullimin gjatë orëve të natës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedonia#StevoPendarovsk#TopChannel

Recommended