Tare për turizmin: Mungojnë strategjitë e marketingut, shifrat nuk janë tregues i cilësisë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Edhe përpara mbylljes së turizmit për shkak të pandemisë, ajo ka qenë një sektor me shumë problematika. Tashmë, goditja e pandemisë ka lënë gjurmë akoma më të thella tek ky sektor.

Pjesëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare vendos theksin tek turizmi cilësor duke thënë se momentalisht turizmi shqiptar vuan nga mungesa e strategjive të marketingut.

I ftuar në RTV Ora, ai shprehet se të gjithë ministrat e kanë gabim kur e lavdërojnë turizmin bazuar në shifrat e personave që vijnë në Shqipëri.

Sipas tij, kjo nuk është një tregues i cilësisë të këtij sektori.

Tare: Në krye të turizmit nuk ke njerëz të fushës fare. Vijnë nga fusha të tjera. Unë jam për reduktimin e numrave dhe rritjen e cilësisë. Po të shohim vjet në Sarandë, ku qyteti tashmë është bërë një hotel gjigant, në përgjithësi vinin turistë nga jugu i Italisë dhe për herë të parë në restorante filluan të ankoheshin që humbnin lugë, pirunj peshqira. Nëse ne do të zhvillojmë këtë lloj turizmi mendoj që e kemi humbur garën e kompeticonit në rajon. Nëse do t'i drejtohemi turizmit të kulturuar, një turizëm që ruan peizazhet natyriore atëherë do të kemi një shans të madh. Në momentin që ti hap vendin dhe fut sa më tepër, dhe sa më shumë gjëra pa një strategji marketingu, ti dëmton ambjentin.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tare-turizmin-mungojne-strategjite-e-marketingut-shifrat-nuk-jane-tregues-i-cilesise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended