Top News - Studimi i fundit: 36 civilizime të tjera me forma jete të ngjashme me atë në tokë

  • 4 years ago
Toka ka rezultuar tashmë unike në aftësinë e saj për të krijuar kushte jetese në univers dhe shpesh herë dëgjohet pyetja, a jemi me të vërtetë vetëm?

Ndoshta jo. Shkencëtarët kanë përllogaritur se mund të ketë, një minimum prej 36 civilizimesh aktive, inteligjente, komunikuese në galaksinë tonë, rruga e qumështit, sipas një studimi të ri. Sidoqoftë, për shkak të kohës dhe distancës, ne mund të mos e mësojmë kurrë nëse ata ekzistojnë apo kanë ekzistuar ndonjëherë. Studimi u botua të hënën në revistën The Astrophysical.

Përllogaritje të mëparshme në të njëjtën linjë, janë bazuar në ekuacionin e astronomit dhe astrofizikantit Frank Drake, të vitit 1961.

Ai kishte krijuar një ekuacion që në parim mund të përdoret për të përllogaritur se sa civilizime komunikuese inteligjente jashtë tokësore mund të ketë në galaksi ? thonë autorët. Sidoqoftë, shumë nga termat janë të panjohur dhe metoda të tjera duhen përdorur për të përllogaritur numrin e mundshëm të këtyre civilizimeve. Por shkencëtarët e universitetit të notingamit, kanë shtuar edhe elementë të tjerë dhe bazuar në përllogaritjet e tyre mund të ketë rreth 36 civilizime aktive inteligjente në galaksinë tonë e kjo do të thotë, forma jete të ngjashme me atë në tokë, që është edhe e vetmja që ne njohim për momentin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FrankDrake#Astrophysical#TopChannel

Recommended