Top News - Just don’t it/ Nike hap dyqanet, harrohet Covid!

  • 4 years ago
Britani hodhi një hap të madh sot me hapjen e dyqaneve pas tre muajsh izolimi e shumë prej tyre, kanë ofruar ulje deri në 70%. Joshja nga ofertat megjithatë bëri që distancimi social të harrohej në dyqanet e Nike, ku njerëzit kanë vërshuar pa e pasur mendjen tek Covid 19. Dhjetëra mijëra vetë ?mësynë? gjithashtu transportin publik, ndonëse për të parën herë, mbajtja e maskave atje u bë e detyrueshme. Të dëshpëruar të përfitonin nga cmimet e volitshme, blerësit u vunë në radhë të gjata dhe në fillim e respektuan distancën. Por rregulli u harrua kur disa nisin të kapërcenin radhët e të shtynin drejt derës. ? U bë një kaos i vërtetë?, tha 19 vjecari Tom Jackson për mediat vendase; disa hynë pa radhë dhe nuk ishte e ndershme. Pastaj edhe të tjerë filluan të shtyheshin?. ? Ne u përpoqëm të ruanim distancën e dy metrave, por ishte e pamundur. Nëse lije hapësirë, njerëzit fillonin e shtynin. I kishim maskat, ashtu si shumica e atyre që po prisnin për të hyrë, por përsëri të qëndrosh në grup aq pranë në kohë pandemie, nuk është gjë e mirë?, shtoi motra e tij, Anna. Të dëshpëruara të heqin mallrat e mbetura stock, shumë dyqane veshjesh përfshirë marka të njohura po bëjnë ulje të ndjeshme dhe për të përfituar prej tyre, britanikët në disa raste janë vënë në radhë që në orën 3 të mëngjesit!

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nike#TopChannel

Recommended