Zbardhen amendamentet e kodit të ri elektoral, drafti të martën në Kuvend
  • 4 years ago
Ekspertët e reformës zgjedhore po i japin dorën e fundit draftimit të marrëveshjes politike para se dokumenti zyrtar të shkojë në Kuvend.

Nga hapja e kutive te votimit, refuzimi i regjistrimit te kandidatëve e deri tek organet e reja zgjedhore janë parashikuar ne kodin e ri elektoral, për te cilin duhen 84 kartona për ta kaluar ne Kuvend.

Kodi i ri i jep zgjidhje fenomenit te zëvendësimit te deputetëve zonja nga kolegët e tyre pasi për herë të parë partitë te cilat nuk respektojnë kuotën prej 30% u refuzohet regjistrimi i kandidatëve. Hap kutitë ose largohu duket se do zhduket nga fjalori politik pasi ne ligjin e ri zgjedhor sanksionohet hapja e kutive te votimit pasi te jetë mbyllur procesi i numërimit. Zgjedhjet shpallen ta pavlefshme ne një zonë, disa zona ose në te gjithë vendin nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ndryshe KAS, një ndër tri organet e reja te Komisionit Qendror te ri te Zgjedhjeve.

KAS bashkë me Komisionerin Shtetëror te Zgjedhjeve dhe Komisionin Rregullator miratohen me 84 vota, nese votimi dështon atëherë përzgjedhja e kandidateve per keto poste realizohet me short nga administrata e Kuvendit. Nenkomisioneri i takon opozitës dhe ne amendamentet përfundimtare qëndron ne detyrë 4 vite jo 7 vite.

KQZ duhet te garantojë votimin e emigrantëve te cilët e kanë regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit. Ankimimet zgjedhore marrin zgjidhje ne Kolegjin Gjyqësor Zgjedhor nje institucion me 8 anëtar të cilët e kane kaluar vetingun dhe përzgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nuk ka marre ende zgjidhje kaseta te cilat u shperndahen mediave ne fushate zgjedhore si dhe ndalimi i transportit te zgjedhësve në ditën e votimit nga partite politike.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kuvend#KAS#TopChannel
Recommended