Reforma Zgjedhore, te marten ne Kuvend
  • 4 years ago
Të gjitha amendimet e Kodit Zgjedhor të dakordësuara me ndërmjetësimin e ambasadorëve do të jenë të draftuara të hënën e 15 Qershorit.

?Besoj të hënën ta çoj zyrtarisht draftin në komision dhe pastaj të vazhdojë diskutimet. KQZ nuk ka ndonjë element surprizë. Po diskutojmë disa mekanizma të fundit në lidhje me procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve. Ekspertëve iu la detyrë që brenda të hënës të jetë gati?, deklaroi Damian Gjiknuri.

Një nga çështjet që ka marrë më shumë kohë gjatë afro 3-orëve mbledhje të këshillit politik ka qenë përzgjedhja e anëtarëve për të gjitha nivelet e Komisionit Qëndror Zgjedhor të riformatuar.

?Derisa të shihen të hartuara garancitë që është rënë dakord për administrimin e zgjedhjeve, identifikimin biometrik, sigurisht që deri atë moment do të punojë për të mbyll dakordësinë e plotë teknike. U la dakord që të kemi gati të hënën draftin që i parashikojnë këto garanci. Ditën e hënë Këshilli Politik do të ketë dokumentin e plotë për t?i dhënë zgjidhje dakordësisë së 5 Qershorit?, tha Bylykbashi.

Pavarësisht rekomandimit të Këshillit të Europës, palët kanë rënë dakord që reklamat politike të mos hiqen.

Pasi të marrë miratimin e këshillit politik brenda javës së ardhshme, drafti i kodit të amenduar elektoral do t?i çohet Kuvendit për t?u diskutuar në komisione e për të marrë në fund dhe miratimin e seancës plenare.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended