Top News - Të shtëna me armë/ Sulmohet kompleksi në autostradë

  • 4 years ago
Të shtëna me armë janë regjistruar rreth ores 12: 35 minuta, pas mesnate, në rrugën dytësore Tiranë Vorë. Plumbat kanë qenë në drejtim të Kompleksit Eiffel në pronësi të shtetasit Enver Çaushi. Të shtënat kanë shkaktuar vetëm dëme materiale ndaj biznesit, kryesisht në pjesën e xhamave të lokalit. Të afërm të pronarit të kompleksit, jashtë kamerave thonë se lokali është dhënë me qera pavaresisht se rezulton ne pronesi te Caushit. Ata po ashtu thanë, se autorët kanë qenë në lëvizje me automjet, ndërkohë që kanë qëlluar ndaj kompleksit.Grupi hetimor, po punon për identifikimin e autorëve dhe si pistë të mundshme ka të shkuarën e Enver Çaushit, i cili në vitin 2012 është përfolur edhe si i përfshirë në një pengmarrje për një shumë parash, por që ndaj tij në atë kohë nuk pati penalitete ligjore. I pyetur nga policia per tw shtenat ndaj komplesit te tij, ai ka deklaruar se autorët janë ngatërruar dhe se objektivi nuk ka qene biznesi qe ai zoteron.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EnverÇaushit#KompleksiEiffel#TopChannel

Recommended