Top News - Operacioni 'Porositësi'/ Vlorë, kapen 'mat' me eksploziv

  • 4 years ago
Policia e Vlorës arrestoi gjatë operacionit të koduar Porositësi një person, teksa ishte duke vendosur lëndë eksplozive, si dhe personi që e kishte porositur një krim të tillë.
Policia gjithashtu sekuestroi armë zjarri, masa me lënde plasëse të montuara për shpërthim, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë dhe targa automjetesh të vjedhura.

Si rezultat i mbajtjes nën vëzhgim të personave të dyshuar për vendosje eksplozivi dhe informacioneve të marra në rrugë operative u kap në flagrancë shtetasi me inicialet M. G., 34 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Ky shtetas, ka tentuar të vendosë një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit A. D., por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u parandalua shpërthimi i lëndës eksplozive, pasi autori u kap në flagrancë në momentin që po vendoste lëndën eksplozive.
Ndërsa pas hetimeve të shpejta u arrestua edhe shtetasi B. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" që porositi këtë krim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vlore#Arrested#TopChannel

Recommended