Finalizohet operacioni “Mesnata”, kapen 725 kg kanabis në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar ?Mesnata?, që ka çuar kapjen e 725 kg e 200 gr lëndë narkotike ?Cannabis Sativa? si dhe dy automjete.

Operacioni është zhvilluar në lagjen ?24 Maji?, në një banesë 4 katëshe, aty ku uniformat blu arrestuan në flagrancë dy shtetas. Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë,

Xhemil Kalemi, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Sikurse behet me dije ne njoftimin e policisë njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.