Vale e dyte infektimesh ne Kine |Lajme-News

  • 4 years ago
Autoritetet në Kinë i druhen një shpërthimi të dytë të koronavirusit, këtë herë jo në një treg të Whanit por në kryeqytetin Pekin.

45 persona që kanë frekuentuar një treg shumice rezultuan pozitivë, në testet për COVID-19, nga 517 të testuar. Të gjithë personat që iu nënshtruan analizave rezultuan asimptomatikë. Dyshohet se ata janë infektuar nga 2 persona, të cilët nuk dihet nga e kanë marrë virusin por që janë izoluar në karantinë.

Autoritetet vendosën masa bllokuese në 11 lagje të Pekinit. Tregu Shianfadi ndodhet në një lagje në jug-perëndim të kryeqytetit kinez dhe është mjaft i frekuentuar nga banorë të zonës por edhe më gjerë. Aty janë aktivizuar masat e emergjencës në rast lufte dhe ushtria ka marrë nën kontroll zbatimin e rregullave të ashpra të emergjencës. Rrugët hyrëse janë bllokuar dhe disa institucione publike, përfshirë edhe shkollat janë mbyllur.

Këto janë rastet e para të infektimit brenda Kinës pas rreth 50 ditësh.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended