Kosova, gati per nje vale te dyte te koronavirusit |Lajme-News

  • 3 years ago
Ky objekt i nisur për Klinikën Emergjente në QKUK do të destinohet për trajtimin e rasteve me Covid-19. Në kuadër të përgatitjeve për valën e dytë eventuale të pandemisë Kryeministri Hoti ka kërkuar që objekti të jetë gati në vjeshtë.
"Besoj që jemi në rrugën e duhur për menaxhimin e pandemisë, objekti duhet të bëhet gati në vjeshtë, të nisë vaksinimi i rregullt që të kemi mbrojtje për grupe të rrezikuara".
Por kjo nuk i ka pëlqyer Drejtorit të Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se vdekshmëria e pacientëve me sëmundje akute dhe trauma është me lartë sesa me Covid-19.
"Klinika Emergjente duhet të emërtohet për sëmundje akute dhe trauma, si dhe me Covid".
"Ky është një destinim i përkohshëm i ndërtesës së Klinikës Emergjente, sepse në kohën më të mirë klinika do t'i kthehet destinimit fillestar që është si klinikë emergjente".
Në dy javët e fundit në Kosovë ka rënie deri në 44% të numrit të të prekurve me koronavirus. Janë mbi 1800 raste aktive.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended