Top News - Libri i ri, Melania/ Sekretet e kontratës paramartesore me Trump

  • 4 years ago
Një prej arsyeve përse Melania Trump e vonoi zhvendosjen e saj nga New York City në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, ishte sepse po rinegocionte marrëveshjen paramartesore me Presidentin Donald Trump, sipas një libri që del javën tjetër e është shkruar nga një reportere e Washington Post.


Autorja Mary Jordan citon burime të afërta me Trump të thonë se qëllimi i saj për ta bërë këtë ishte të ?ndryshonte marrëveshjen e saj financiare me Trump ? asaj pjese që ajo vetë i referohej si ? kujdesi për djalin e tyre, Barron?. ?Libri me titull: Arti i marrëveshjes së saj, historia e patreguar e Melania Trump?, mbështetet në mbi 100 intervista sipas the Post. Nga sa pohon gazeta, libri thotë se Zonjës së Parë iu desh kohë të merrte veten pas pretendimeve për ngacmime seksuale nga ana e presidentit.

Sipas tre personave të afërt me Trump, Melania është siguruar në marrëveshjen e re që ? Barron të mos përjashtohet nga bizneset e familjes?. ? Ajo i donte provat me shkrim që që kur të vijë fjala tek oportunitetet financiare dhe trashëgimia, i biri të trajtohet njësoj si tre fëmijët e tjerë më të mëdhenj të Trumpit?, shkruan Jordan. Zëdhënësja e Zonjës së Parë megjithatë, i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se libri ishte i mbushur me informacione dhe burime të pavërteta.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MelaniaTrump#DonaldTrump#TopChannel

Recommended