Top News - Dhuroi 1 mln dollarë Trinidadit/ Blatter, tjetër akuzë

  • 4 years ago
Sepp Blatter vihet sërish nën akuzë. këtë radhë prokuroria zvicerane e akuzon ish presidentin e FIFA se i ka paguar 1 milion Dollarë Federatës së Futbollit të Trinidad Tobagos.


Duket se kjo pagesë është bërë nga një llogari e FIFA në 13 prill të 2010 dhe sipas raportit të prokurorisë ishte një dhuratë e tij për Jack Warner ish president i këtij institucioni për të cilin drejtësia amerikane ka kërkuar ekstradimin.

Warner ka kontrolluar për një kohë të gjatë procesin elektoral të FIFA në favor të Blatter. ndërkaq janë akuzuar edhe ish sekretari i përgjithshëm i FIFA Jerome Valcke dhe Markus Kattner, ish drejtori i Financave. për Jack Warner rëndon akuza e marrjes së një ryshfeti prej 10 milionë Dollarë për kandidaturën e Afrikës së Jugut për botërorin e 2010 dhe 5 milionë për kandidaturën e Rusisë për Botërorin 2018.

Vetë Blatter e ka ende një cështje penale të hapur për pagesën që i ka bërë ish presidentit të UEFA, Michel Platini për vlerën e 1.8 milionë Eurove, ndërkohë që Valcke po gjykohet edhe për marrjen e ryshfetit pre 1.25 milionë Euro të lidhura me dhënien e të drejtave televizive të Kupës së Botës për Italinë dhe Greqinë në favor të BeIN Sports që është në pronësi të Al Khelaifit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SeppBlatter#FIFA#TopChannel

Recommended