Top News - Rrezikon ‘zgjedhorja’/ Koka-nuk votoj marrëveshjen PS-PD

  • 4 years ago
Deputeti i LSI-së, Lefter Koka deklaron se nuk do ta votojë në Kuvend marrëveshjen ndërmjet mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Koka është shprehur se ai është në favor të listave të hapura dhe mbështet propozimet e deputetit Murrizi.
?Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje. Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri. Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës, shkruan ndër të tjera Koka.?
Më këtë qëndrim të Lefter Kokës, një nga deputetët opozitarë që nuk pranoi djegien e mandateve, rritet numri i grupit të opozitës parlamentare që bëjnë rezistencë për ?ështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor në favor të listave të hapura. Koka, llogaritej si një deputet që do të votojë pro marrëveshjes, por me deklarimin e tij gjërat komplikohen, pasi duket se mazhoranca e vetme nuk mund të arrijë numrin e 84 votave që duhen për të kaluar në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LefterKoka#TopChannel

Recommended