Opozita rikthehet te 'Zgjedhorja' pas bojkotit! PS-PD bien dakord edhe për datën: Takohemi të martën
  • 4 years ago
TIRANE-Ditën e martë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Si pasojë e thirrjeve të ndërkombëtarëve, PD-ja u tërhoq dje nga bojkoti dhe sot përmes Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit u nisi një letër Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit që të takohen ditën e hënë. Por PS-ja reagoi duke theksuar se të hënën është ditë pushimi për shkak të Bajramit dhe se OSBE-ja ka rezervuar sallën për ditën e martë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve, ashtu sikur ishte edhe ftesa e përfaqësuesit të PS-së dy ditë më parë.
Recommended