Fiks Fare/ I kërkuan dëshmi për shqipen, Fiksi i zgjidh problemin studentes nga Kosova

  • 4 years ago
Fiks Fare vë në lëvizje Ministrinë e Arsimit në Kosovë dhe Shqiperi. Redona Susurit, i njihet diploma pas tre vjetësh, pas transmetimit dhe ankesës së babait të saj në Fiks Fare. Studentja nga Kosova që kish mbaruar studimet nga në një universitet privat në Tiranë, prej tre vitesh sorollatej në Institucione dhe gjykata për njohjen e Diplomës. Gjatë procesit gjyqësor Ministria e Arsimit arriti deri aty, sa i kërkoi shqiptares së Kosoves, diplomë të njohjes së gjuhës shqipe. E gjitha kjo problematikë kish ardhur për shkak se Ministria e cila kish dorëzuar regjistrat e amzës në Arkiv te shtetit neglizhonte për të bërë verifikimet. Babai i Redonës, Hazër Susuri në një intervistë falenderimi për Fika Fare thotë se atë qe nuk e beri as Ministria Arsimit të Kosoves, dhe as ajo e Tiranës për tre vjet, e zgjidhi fiksi për tre javë. Ai i është falenderues emsionit dhe punës së palodhur të stafit për t?i dhënë zë atyre qytetarëve që nuk gjejnë të drejtë. ?Do t?ju jem mirënjohës dhe falenderues gjithmonë, pasi më në fund vajzës sime ju shpërblye mundi dhe sakrifica e bërë ne shkollë dhe sot mund të vazhdojë profesionin e laborantes e qetë dhe pa asnjë mangësi?, deklaron për Fiks Fare ne një lidhje më skype Hazër Susuri.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended