Fiks Fare/ Fushë plehrash në mes të lagjes! Fiksi zgjidh problemin 15-vjeçar të banorëve

  • 4 years ago
Banorët e lagjës 14 në Durrës prej vitesh jetonin në mes të plehrave. Një subjekt privat e kishte shndërruar pronën e tij në një fushë të madhe të mbetjeve; shishe plastike, qese, plehra! Madje, edhe kafshë. Dhe, të gjitha në një zonë të banuar. Banorët janë ankuar për vite me radhë në të gjitha institucionet, por vetëm pas interesimit të Fiks Fare fusha e mbetjeve u pezullua dhe institucionet u vunë në lëvizje. Sipas banorëve, në zonë ka shumë plehra dhe "kur bie shi, bëhet rezervuar me ujë, të vjen miu në vjen në pjatë". Ata thonë se janë ankuar në bashki dhe prefekturë, madje edhe me një listë prej 36 familjesh, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Pas ankesave, gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me Bashkinë e Durrësit.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended