Top News - Ditëlindja e 29 e PS/ Rrugëtimi nga Kongresi i ‘91 deri sot

  • 4 years ago
Partia Socialiste mbushi 29 vjet, nga krijimi i saj ne Kongresin e 10 te ish Partise se Punes ne 12 qershor te vitit 1991, ku u vendos edhe ndryshimi i emrit dhe u miratua programi i ri. Qe nga ajo kohe PS ka pwsuar transformime tw vazhdueshme politike, duke u kthyer ne nje nga subjektet kryesore qe dominuan jeten politike te vendit ne keto vite. Por ajo qe ishte sfida e vertete e PS ne ate kohe ishte shkeputja nga e kaluara e saj e PPSH, dhe shnderrimi ne nje parti moderne te se majtes. Ne keto 29 vite ps ka qeverisur vendin 2 here, dy mandate te plota 8 vite nga 1997-2005 dhe nga 2013 e deri me sot vazhdon te qeverise ne mandatin e dyte pas rikthimit ne pushtet. Delegatet e Kongresit te 1991 zgjodhen ne ate kohe kryetar te PS Fatos Nanon, të cilin e prisnin vite të vështira në drejtimin e partisë, e ku pak vite me vone iu desh te drejtonte nga qelite e burgut te Bwnces, pasi u burgos nga qeveria e djathte nen akuzat e abuzimit me ndihmiat humanitare. Ne vitet e burgimit te Nanos ps u drejtua nga 4 nenkryetarett Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Namik Dokle dhe Luan Hajdaraga. Fatos nano, duke pare se po i rreshqiste situata dhe drejtimi i partise nga duarat, iu drejtua anetaresise me nje leter nga burgu duke u bere te ditur se reforimin e ps po e benin disa ish komuniste me ide reformatore. Kjo shenoi edhe perplasjen e pare te nanos me eksponetet e ps, perplasje qe vijuan deri ne largimin e tij. Për shkak të këtyre përplasjeve që nisën që me marrjen e pushtetit, Fatos Nano u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit në shtator 1998, e më pas në janar 1999 edhe nga posti i kryetarit të partisë. Riardhja e tij në krye u bë përmes një gare të fortë me rivalin e tij Pandeli Majko, por Nano fitoi me diferencë të vogël votash, 37 pas mbështetjes në momentin e fundit nga Ilir Meta, i cili u shpërblye më pas me detyrën e kryeministrit. Serish në vitin 2001, kur PS-ja mori mandatin e dytë qeverisës, Nano do të riniste një betejë të re, për të rifituar pushtetin politik brenda partisë, i cili po akumulohej në duart e ilir Metës kryeministër. Procesi i katarsisit që nisi me KPD-në me famshme te 2001-shit, ku akuzat u bënë hapur para kamerave, ai arriti të fitojë, duke u bërë kryeministër dhe duke vendosur paqe me Metën, por që rezultoi një paqe e perkohshme deri në vitin 2004, kur ai iku përfundimisht nga PS-ja për të krijuar LSI-në, nje parti e re e se meajtes. Mes luftes se brendshme ne radhet e ps, humbjes se zgjedhjeve parlamentare ne 2005 qe rikthyen ne pushtet PD e drejtuar nga Sali berisha, Fatos nano dha doreheqjen si kryetar i ps duke u larguar nga skena politike pa kthim. Gjithsesi Nano? në drejtimin e Partisë Socialiste solli një format të ri funksionimi të një partie politike në demokracinë që po ndërtonte Shqipëria me politikanë të rinj, pa përvojë politike. Pas ikjes se Fatos Nanos nga drejtimi i PS, ne krye te saj erdhi Edi Rama, ne ate kohe kryetar i bashkise se tiranes, i cili nisi karrieren poltike ne vitin 199...

Recommended