Wake Up/ Shqetësime me gjumin? Psikologu Dragoti: Mos mbani TV ndezur, lexoni gjëra të mërzitshme

  • 4 years ago
Për shumë njerëz në mbarë botën, pandemia ndryshoi mënyrën e tyre të të fjeturit, që nga oraret e deri tek cilësia e gjumit. Edhe pasi kaloi kjo periudhë e izolimit të dhënat studimore kanë treguar se disa njerëz e kanë të vështirë që të përshtaten dhe të rikthehen në parametrat e dikurshëm të gjumit. Pak ditë më parë, studiuesit nga King?s College London kryen një studim me 2,254 të rritur britanikë për të konstatuar sesi epidemia dhe izolimi kanë ndikuar në gjumin e tyre. Nga të anketuarit, gjysma thanë se gjumi ka qenë më i shqetësuar sesa zakonisht, përfshirë 46 përqind të burrave dhe 52 përqind të grave. Më shumë se 60 përqind e tyre thanë se financat ishin prekur nga bllokimi, dhe kjo gjë është reflektuar edhe në probleme me gjumin. Afërsisht 6 në 10 pjesëmarrës raportuan se kishin përvojë më të dobët të gjumit që nga izolimi dhe 39 përqind thanë se ata kanë fjetur më pak sesa zakonisht. Studiuesit zbuluan se të rinjtë kishin më shumë të ngjarë të raportonin ndryshime në modelet e tyre të gjumit. Pothuajse gjysma e moshës 16 deri 24-vjeç deklaruan se ata flinin më pak orë sesa disa muaj më parë. Po ashtu 1/3 e moshës 35 vjeç e lart treguan se flenë më pak. Profesori Bobby Duffy, drejtor i Institutit të Politikave në King's College London, argumentoi se si natyra "shqetësuese" e pandemisë ka ndikuar negativisht në 2/3 e popullsisë. Edhe ata që kanë fjetur disa orë më shumë, kanë rezerva për cilësinë e gjumit. Të njëjtët ekspertë aktualisht po ndjekin më shumë se 90,000 njerëz për të kuptuar se si pandemia është duke ndikuar në shëndetin e tyre mendor dhe në mirëqenien e përgjithshme. Psikologu, Edmond Dragoti na dha sot recetën e një gjumi të mirë dhe të shëndetshëm.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended