Infektime nga pakujdesia/ Të rinjtë dhe mosha e mesme kanë hequr dorë nga masat e sigurisë

  • 4 years ago
9 marsi kur vendi ynë ashtu si shumë shtete të tjera të botës u izolua për shkak të Covid-19 duket sa i largët edhe i afërt.


Hapja graduale dhe më pas tërësore ka sjellë rritjen e numrit të të infektuarve, si asnjëherë më parë. Ndërkohë shtete të zhvilluara po vazhdojnë luftën me Sars-Cov2, të tjera po luftojnë më rrezikun e rikthimit. Po të kryesh një vëzhgim në qytet, vë re një ulje të vigjilencës nga njerëzit veçanërisht të rinjtë dhe mosha e mesme.

?Është pa tru ai që mendon se gjithçka mbaroi dhe nuk duhet të mbrohemi. Përderisa e thonë mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik, duhet të vazhdojnë respektimin e masave. E mbaj përherë maskën dhe i zbatoj rregullat, sepse e pamë çfarë ndodhi dhe po ndodh në Itali dhe Angli, ku kemi fëmijët. Por njerëzit, vihet re që e kanë lëshuar veten. U lodhëm, duam lirshmëri, jetë normale. Është një grip që edhe po e kaluam nuk ka gjë. 44 të infektuar në ditë është pasojë e hapjes dhe turrjes së njerëzve si të lëshuar nga zinxhirët?, shprehen qytetarët.

Nëse ju kujtohet njerëzit e moshës së tretë ishin ata që u përshtatën me vështirësi me rregullat e reja, ndërsa tani janë të fundit që po i zbatojnë me përpikmëri masat.

?Po si të mos i zbatojmë. Një që nuk ka e mendjen në vend dhe nuk e kupton rrezikun ai bëhet trim kot. Nuk është fodullëk të mbash maska, doreza, distancë. Unë jam edhe kundër hapjes së transportit publik?, deklarojnë disa qytetarë.

Mjekët i kanë intensifikuar thirrjet për të ruajtur vigjilencën në nivelet e kohës së izolimit. Sipas tyre nuk duhet të ruhemi nga frika e policit, por secili duhet ta mbajë mbi krye policin e vet, të ketë rojë, ndërgjegjen e vet.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Infektimet#Masat#TopChannel

Recommended