Hiqen nga puna punonjësit në Gjirokastër: Jemi hequr nga administratorja e konvikteve
  • 5 years ago
Dy punonjës së ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër, janë shkarkuar nga puna. Bëhet fjalë për një kujdestar dhe një sanitare. Shkarkimi për të parin Teohar Barka , ka rezultuar i padrejtë nga shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër.

Ndërsa për sanitaren Adelina Loloci, ccështja ndodhet në fazën e parë të procesit gjyqësor. Sipas tyre shkarkimi ka ardhur nga administratorja e e konvikteve të studentëve në Gjirokastër, Doriana Demo, pasi në vend të tyre ajo ka futur në punë të afërmit e saj.

"Shkarkimi im eshte bere per të punësuar njerëzit e afërm. Kur filloi punë ajo në jepte punë jashtë orarit unë s?kisha mundësi më nxirrte alibi vetëm për të më nxjerr nga puna", shprehet Teohar Barka.

Nga ana tjetër administratorja e Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor, Doriana Demo shprehet se shkarkimet ndaj dy ish punonjësve të saj, janë ndërmarrë kundrejt të gjitha procedurave standarte që përmban Kodi i Punës apo dhe rregullores së brendshme, ndonëse Gjykata e ka rrëzuar në themel.

"Zotëria është hequr pasi vinte me vonesë në punë dhe ikte nga puna shumë herët. Ai ka pasur të drejtën e tij që ta ndiqte masën disiplinore por ai se s'ka denjuar asnjëherë që ta shohë apo të firmosë masën disiplinore dhe pikërisht ky është preteksti i tij ai thotë nuk kam marr njoftim apo masë disiplinore", shprehet Doriana Demo

Punonjësit denoncojnë mënyrën sesi është vepruar nga zonja Demo për shkarkimin e tyre, ndërsa bëjnë apel që të merren masa.
Recommended