Stop - Hiqen nga puna, fitojne gjyqin e nuk marrin dot demshperblimin! (10 maj 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Fenomeni i largimeve nga puna, si pasojë e rotacionit politik, i ka kushtuar shtetit shqiptar më shumë se 100 milionë, para që dalin nga xhepat e shqiptarëve. Rasti i radhës denoncohet nga Bukurosh Mani. Ai ka qenë punonjës në Ministrinë e Mjedisit nga viti 2006 në vitin 2013. Pas kësaj kohe, nuk iu përsërit kontrata, ndaj iu drejtua gjykatës, ku mori vendimin e dëmshpërblimit me 15 paga, ose mbi 8 milionë Lekë të vjetra, shumë të cilën nuk po e merr.

Bukurosh Mani, denoncues : Unë kam qenë punonjës në Ministrinë e Mjedisit, sot ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kam vazhduar punë në Prill 2006 dhe në vitin 2013 nuk mu përsërit kontrata sikurse bëhej dhe herët e tjera dhe mua mu duk sikur kishte një largim të padrejtë. I drejtohem gjykatave ku u zhvilluan dhe disa seanca gjyqësore dhe përfundimisht gjykatat me dhanë 15 paga e gjysmë dëmshpërblim. Duhet të merrja 8 milionë e pak. Pas shumë kërkesave u punësova që Qershor të 2017, në këtë ministri, por jo me pozicionin shofer, por në punonjës informacioni. Pas disa muajsh mu pezullua sërish paga mujore dhe i jam drejtuar gjykatës dhe deri më tani kam fituar Shkallën e Parë.

Një tjetër rast i largimit nga puna në mënyrë të padrejtë, është ai i Petref Hykës, ish-punonjës i parkut të autobusëve, i cili ka fituar gjyqin për 19 paga dëmshpërblim, plus sigurimet, po nuk arrin të marrë paratë.

Petref Hyka: Kam punuar në parkun urban, pranë Bashkisë së Tiranës. Në 2013 erdhën autobusët e rinj dhe na urdhëruan brenda 3 ditëve për të mbyllur autobusët. I mbyllëm, prisnim mos na çonin në punë dhe s?ka. Në vitin 2015 kam fituar gjyqin e formës së prerë për 19 paga, plus sigurimet, rreth 5 milionë e 200 mijë Lekë. Kam punuar në ndërmarrje për 7 vite. Kur do e marr atë të shkretë? Unë 70 vjeç vajta, më vonë nuk kam pse ta dua. Unë marr 20 mijë lek ilaçe në muaj, kam borxhet e dynjasë për të larë.

Recommended