Ora News - Çfarë i ndalon shqiptarët të protestojnë? Arjan Çani: Bubërrojnë, Rama i ka hutuar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gazetari i njohur Arjan Çani e ka një analizë, deri në bindje për arsyen përse shqiptarët nuk ngrihen në protestë edhe pse janë të pakënaqur.

Një pjesë nga intervista e dhënë sot në mbrëmje në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini.

Ora News: Si e ka përjetuar Cani COVID-19

Arjan Çani: Shumë mirë. Më vjen keq që u liruan masat prapë.Filluan njerëzit të dalin. Unë ndihesha shumë mirë pasi isha vetëm unë e pak të tjerë në rrugë. Më erdhi keq që u lirua dhe mezi pres të mbyllemi. Sepse ka rrezik të mbyllemi ti e di.

Unë personalisht do të doja të mbylleshim sepse nga zanati që kam si gazetar nuk më ndalon njeri të ecë.

Ora News: Por nëse do rimbyllemi do thellohej kriza?

Arjan Çani: Po shqiptarët kur janë të pakënaqur duhet të ngrihen të protestojnë dhe përderisa nuk protestojnë të mbyllen në shtëpi e të mos flasin asgjë. Të mos thonë asgjë, është kaq e thjeshtë.

Nëse nga tetori, shtatori do të ketë mutacion të koronës dhe do të fillojnë vdekjet, do rikthehet prapë Ramsi ( Shenim redaksional: keshtu e quan kryeministrin Edi Rama) meqënëse i ka të gjitha në dorë dhe është i plotëfuqishëm në këtë vend mund ti mbyllë të gjitha e të thotë: Më vjen keq! Unë babai ju lashë për ca kohë, nuk ditët të menaxhonit veten tani do të mbylleni prapë.

Ora News: Po çfarë do të ndodhë me ekonominë e vendit?
Arjan Çani: Asgjë do të marrë borxh Ramsi sic ka marrë. Do të japë ca lekë ca njerëzve fare të këputur. Çfarë ndodhi deri tani?! Pe ti të vdiste njeri nga uria?! Jo se s?ka, ka po problemi është që ? unë këtë e kam bindje ? ky vend është tërësisht informal, ka shumë korrupsion në të gjitha nivelet dhe ai thotë, sado të varfër të jenë, bubërrojnë. Ti jap një paketë, një lëmoshë, i jap një të dytë, të tretën tha: Mund ta jap e tani nuk e jep. Bën çfarë të dojë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cfare-i-ndalon-shqiptaret-te-protestojne-arjan-cani-e-ka-nje-bindje-kane-frike-buberrojne-rama-i-ka-hutuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended