Top News - Suedia zbardh misterin: E dimë kush e vrau kryeministrin!

  • 4 years ago
Prokurorët suedezë besojnë se mund t?i japin fund misterit që rrethon vrasjen e kryeministrit Olof Palme në 1986-tën.


Ata besojnë tani se e dinë kush ishte autori i ngjarjes tronditëse, por shtojnë se i dyshuari ka vdekur. Ky i fundit është identifikuar si Stig Engstrom, i njohur gjithashtu si ?Skandia Man?. Kaq të bindur janë se Engstrom është personi që tërhoqi këmbëzën, sa deklaruan se po e mbyllin më në fund hetimin për vdekjen e Palme-s.

Kryeministri u qëllua në shpinë teksa po kthehej nga kinemaja në shtëpi me bashkëshorten e tij, Lisbet në Stokholm. Më herët gjatë ditës, ai vetë i kishte larguar rojet e sigurisë. Atentati ndodhi në rrugën më të ngarkuar të vendit dhe mbi një duzinë dëshmitarësh panë një burrë të gjatë të qëllonte përpara se të largohej nga vendngjarja. Mijëra vetë u morën në pyetje për këtë vdekje. Një kriminel i rëndomtë u dënua për të, por akuza ndaj tij më vonë u rrëzua si e pabazë.

Stig Engstrom u bë i njohur si Skandia Man pasi ai kishte punuar për kompaninë e sigurimeve Skandia. Ai pati punuar deri vonë mbrëmjen e vrasjes, dhe firma e tij i kishte zyrat aty pranë. Engstrom ishte një nga 20 personat që dëshmuan atentatin, e kishte pretenduar asokohe se që përpjekur t?i jepte Palmes ndihmën e parë. Skandia Man vrau veten në vitin 2000. Ai u identifikua fillimisht si i dyshuar nga gazetari Thomas Pettersson, dhe vetëm 18 vite pasi kishte ndërruar jetë, policia nisi të hetonte e tani po thuhet se burri e kishte vrarë Palme-n për shkak të pikëpamjeve të tij të majta.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OlofPalme#Sweden#TopChannel

Recommended