Ora News - Shqipëria merr 650 mln euro borxh, emetohet eurobondi
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në kulmin e krizës që ka sjellë koronavirusi, Shqipëria arriti të emetojë në tregjet ndërkombëtare eurobondin me vlerë 650 milionë euro me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar.

Lajmin e konfimoi kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, ky është një sukes I jashtëzakonshëm për vendin dhe financat e tij.

Rama: Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Meqë këta nuk dinë t'i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s'doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s'u thye nga tërmeti e s'u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja

Ndërsa për opozitën vendimi është i pamenduar për shkak të nivelit të lartë të borxhit.

Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re! Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar.

Ligji për eurobondin thekson se pjesa më e madhe e shumës së mbledhur në tregjet nderkombëtare do të përdoret për shlyerjen e borxheve të prapambetur dhe përballimin e gjendjes së krijaur nga koronavirusi.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/rama-kritikeve-te-eurobondit-tregjet-besojne-te-libri-i-llogarive-te-shqiperise

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/EQvLFa7KV0Q

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended