Shqiperia emeton Eurobondin 650 mln Euro

  • 4 years ago
Qeveria shqiptare ka arritur që të emetojë Eurobondin me vlerë 650 milionë euro të kërkuar në tregjet ndërkombëtare. Mësohet se ai do të ketë një yeld 3.62% për një afat 7 vjeçar. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministrit Edi Rama që e konsideroi këtë një rezultat spektakolar dhe vlerësim për Shqipërinë.

?Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Meqë këta nuk dinë t?i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s?doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s?u thye nga tërmeti e s?u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja?.

Rama u kthen përgjigje edhe akuzave për situatën ekonomike në vend.

?Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe me gjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t?i marrin e t?i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid! E di e di, të fundit dalim prapë, 7×7=42?.

Ky është Eurobondi më i madh i marrë ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Vlera u rrit nga 600 milionë euro që u projektua pas tërmetit, në 650 milion euro për shkak të pandemisë. Shqipëria është vendi i dytë në rajon që doli këtë vit për të marrë borxh në bursa pas Serbisë ndërsa në korrik Maqedonia e Veriut do të kërkojë emetimin e një bondi me vlerë 800 milion euro.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended