FMN: Shqiperia humb 45 mln Euro cdo vit nga perdorimi i euros
  • 6 years ago
Shqipëria humb çdo vit 45 milion euro nga përdorimi në masë i monedhës euro. Një studim i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me titullin: ?Drejtuesit e eurizimit dhe politikat efektive për ta zbutur atë, rasti i Shqipërisë? vlerësojnë se 35% e monedhës që qarkullon në territorin e vendit tonë është euro, duke bërë që banka këndore të humbë çdo vit një shumë të konsiderueshme të fitimit të saj, ku një pjesë derdhet në buxhetin e shtetit, pikërisht nga zbritja e vlerës së parasë me koston e prodhimit të saj, një formulë që përdor Fondi në këto vlerësime.

FMN thotë se eurizimi financiar është i lartë në Shqipëri dhe kohët e fundit por rritet më shumë. ?Për më tepër, eurizimi financiar u rrit në vitet e fundit pavarësisht nga ecuria e inflacionit të ulët, i cili është një zhvillim kundërthënës dhe i çuditshëm që ne synojmë të adresojmë në studimet tona? shprehet FMN.

Shqipëria tashmë po futet në listën e vendeve që e kanë mjaft të lartë nivelin e përdorimit të një monedhe tjetër, dhe jo të asaj lokale, si Bosnjë Hercegovina, Bullgaria dhe Maqedonia.

Më shumë se gjysma e depozitave janë në monedhën euro, çka detyron bankat të japin kredi në këtë monedhë dhe të rritë rrezikun për pagesën e kredive në momentin që ndryshon kursi i këmbimit.

FMN i sugjeron autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të ulur përdorimin e kësaj monedhe.
Recommended